Dauti pati një ditë të bukur, mori një dhuratë shumë të veҫantë

Daut Haradinaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duket se sot pati një ditë mjaftë të mirë.

Ai ka pranuar një dhuratë jo shumë të zakonshme nga familja Musliu.

Haradinajt i është dhuruar një thikë me shqiponjën dy krenarë, e cila daton shumë kohë më parë.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

I nderuar nga dhurata e Familjes Musliu!

Kjo është nje thikë me një shqiponjë dy krenare e që daton shumë kohë më parë.

Do ruhet me kujdes të veçantë dhe respekt.

Falemnderit.

SHPËRNDAJE