“De facto” Ministër i Jashtëm i Shqipërisë! Flet për herë të parë Genti Cakaj

Me marrjen e detyrës si “de facto” Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Genti Cakaj ka folur përballë të gjithë punonjësve që do të drejtojë si dhe në sy të atij që i dha pushtetin pavarësisht mosdekretimit nga ana e Presidentit… kryeministrit Edi Rama.

Genti Cakaj ka folur fillimisht mbi argumentat e ngritura kundër kandidimit të tij si Ministër i Jashtëm duke thënë se ishte absurde për të që mosha e tij e re të konsiderohej një faj.

“Të qenit drejtues i këtj institucioni me kompetenca të deleguara nga Rama, është një start goxha i garantuar në dritën e zjarrit të akuzave pa baza.

Delegimi i kompetencave te një ministër 28 vjeçar nuk vë në diskutim masën e qendrueshme të rezulateve dhe gamën e gjerë të suksesve që kjo ministri ka pasur. Mosha ime u konsiderua si faj dhe u përballa me një sërë akuzash.”- tha Cakaj.

Më pas zv.Ministri që do të drejtojë diplomacinë shqiptare u shpreh se puna që e pret është e madhe dhe se ai nuk do të ndalojë në procesin e nisur tashmë për të shtyrë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

Në lidhje me pikën e shumëdebatuar se ai ishte pro ndryshimit të kufijve në Ballkan e veçanërisht në Kosovë, Cakaj u shpreh se politika e jashtme shqiptare nën drejtimin e tij nuk do të pësojë ndryshime nga ajo e lënë nga Ditmir Bushati.( i cili publikisht ka deklaruar kundërshtinë e tij në lidhje me ndryshimin e kufijve.) Pavarësisht se Cakaj nuk ka folur hapur në lidhje me çështjen në fjalë, ka lënë të nënkuptuar se nuk do të ketë “lëvizje” të politikës zyrtare të jashtme të Shqipërisë teksa ai drejton Ministrinë e Jashtme.

“Ky transferim autoriteti institucional nga zoti Bushati të cilin e falënderoj tek unë nëpërmjet kryeministrit Rama të cilin nuk di si ta falënderoj nuk nënkupton asnjë ndryshim strategjish në politikën e jashtme. Ne do të vazhdojmë pa asnjë diskutim të shtyjmë më me vullnet përpara rrugën e integrimit.

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, të intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale.

Si edhe kryeministri Rama e ka nënvizuar ne duam të rrisim më tej komunikimin, ndërveprimin me faktorin shqiptar në veçanti. në kohën që po vjen do jemi gjithmonë e më afër tyre sikurse ata gjithherë më afër nesh.

Kjo vëmendje e shtuar në politikën rajonale nuk duhet të lexohet si shenjë e lëshimit në axhendën evropiane”-tha Cakaj./Express

ERTV Live😊: (Pjesa II) Kalimi i stafetës në drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme🇦🇱🇪🇺

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 23 janvier 2019

SHPËRNDAJE