Debat i ashpër mes opozitës, kapen keq Dardan Sejdiu me Lumir Abdixhikun

Lumir Abdixhiku i LDK’së është kundërpërgjigjur Dardan Sejdiut, i cili akuzoi LDK’në se para një viti kanë refuzuar ta formojnë së bashku me Vetëvendosjen Qeverinë.

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdeixhiku, ka qenë i ashpër nga foltorja, në replikën e tij kundër, partisë tjetër opozitare, PSD’së. Ai i është kundërpërgjigjur , shefit të Grupit Parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiu, se LDK tashmë ka nisur procedura për rrëzimin e Qeverisë.

Ndërsa, deputetit të PSD’së, Abdixhiku i tha se është për keqardhje që atij po i duartrokasin PDK’ja, derisa ai lëshonte akuza në drejtim të LDK’së.

……………………………………………………………………………………………………………..
Sherr në restorant, gratë rrihen mes vete

……………………………………………………………………………………………………………..

Derisa LDK ka filluar ta bojkotoj votimin në seancat e Kuvendit për t’ia pamundësuar koalicionit qeveritar vazhdimësinëi, Sejdiu ka thënë se LDK është fajtore pse kjo qeveri ekziston.

Sejdiu ka thënë se para një viti, kur PSD ishte akoma pjesë e Vetëvendosjes, kanë lutur LDK’në për formimin e Qeverisë, por që LDK nuk është përgjigjur.

“Po moralizoni tani, ndërsa para një viti, saktësisht në gusht, kur ne ju thonim hajde ta formojmë Qeverinë, ju thoshit se s’keni kohë”. /Express/

SHPËRNDAJE