Pas hartimit të Draft – Planit të punës për vitin 2018, Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri ka organizuar debat publik për këtë dokument të politikave publike që kanë të bëjnë me Planin e punës të këtij institucioni për vitin 2018, raporton portali Veriu.info.
Në debatin e drejtuar nga Afrim Namani, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, ku ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, ishin të ftuar përfaqësues të Shoqatës së Veteraneve të Arsimit, drejtorë të shkollave, mësimdhënës, koordinator të cilësisë, përfaqësues nga Fakulteti i Edukimit, zyrtarë të MASHT-it etj. (Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)
“Ky plan është i bazuar ne Planin Zhvillimor te Arsimit Parauniversitar ne Kosove, Strategjisë për Sigurimin e cilësisë e dokumenteve tjera në nivel kombetar e lokal që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim. Ne si komunë përmes realizimit të ketij plani synojmë të arrijmë ngritjen e cilësisë në shkollat tona si dhe krijim të kushteve sa më të mira të punës në shkollë”, ka thënë drejtori i arsimit Afrim Namani.
Nga te pranishmit u vlerësua një nismë e tillë që të debatohet një Plan pune i Drejtorisë Komunale të Arsimit. /Veriu.info/