Debatojnë ashpër këshilltarët e Haradinaj e Kadri Veselit, rreth temes se a ka komb kosovar a po nuk ka

Në një debat televiziv, ku po diskutohet për konceptin e kombit, konkretisht se a ka komb kosovar a po nuk ka.lerim

Latifi dhe Halil Matoshi kanë debatuar ashpër rreth kësaj teme.

Në një moment, Latifi i ka thënë Matoshit se ka probleme elementare me konceptet. Ai ia ka cituar fjalinë e parë të Kushtetutës së Shqipërisë, Matoshit, e cila nis me ‘ne populli i Shqipërisë’.

Këtu ka ndërhyrë Matoshi duke i thënë se popull, ‘people’ (anglisht) u thuhet edhe njerëzve pa kombësi.

‘Po cka është populli, pipëll (people, sic.) o Blerim? Kallëxona cka është populli?’, i ka thënë Matoshi. Ndërkohë Latifi ia ka kthyer serish se ‘Matoshi ka probleme me koncepte elementare’.

Gjithashtu, profesori i filozofisë, Blerim Latifi i ka thënë këshilltarit në dorëheqje të kryeministrit Ramush Haradinaj, ‘mishmash’ i ka konceptet.

“Krejt problemet i ki gabim, mishmash i ke”, ka thënë Latifi në T7.

Ndërsa Matoshi i është kundërpërgjigjur se ‘nuk ka shtet pa komb dhe as komb pa shtet” duke shtuar se i nënshtrohet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”.

SHPËRNDAJE