Deda dëgjohet duke thënë: Po të isha në vend të Kadri Veselit, do i kisha tërheq zvarrë deputetët e VV’së

Deputetetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhia ka thënë se ‘deputeti i moderuar’, duke ju drejtuar Ilir Dedës, zemërimin e tij për gazin lotësjellës në Kuvend, ia ka shprehur deputetit Dardan Molliqaj.

Haxhiu ka thënë se Deda i ka thënë Molliqajt që po të ishte në vend të Kadri Veselit do i nxirrte zhag deputetët e VV’së nga Kuvendi.

Ilir Deda, deputeti i “moderuar” para pak minutash në byfen e deputetëve i tha Dardan Molliqajt, me qene në vend të tyre (s’e di ne vend te kujt, ndoshta të Kadri Veselit) i kisha qit zhag dhe shkelma jashtë këta të VV’së!(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ndërkohë, duhet të ceket se Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk janë përfshirë në hedhjen e gazit lotësjellës.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar disa deputetë të ksja partie, pasi për 4 herë radhazi hodhën gaz lotësjellës në Kuvend, duke pamundësuar kështu votimin e marrëvesjes së Demarkacionit me Malin e Zi./Gazetametro

SHPËRNDAJE