Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka përjashtuar çdo mundësi të një bashkëpunimi në mes partisë pjesë e së cilës është ai dhe koalicionit PANA.
Madje ai ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj atyre që ngrenë kësi hipoteza.
Ja postimi i plotë i Bajram Gecajt:
RREJNË SI QENI
I kërkoj falje opinioni publik për nivelin e ulët të shprehjes, por nuk më ka mbet rrugë tjetër pa e thënë troç se të gjithë ata të cilët po deklarojnë ditëve të fundit se LDK do t’i bashkëngjitet PANA(fakës) pas zgjedhjeve lokale po “rrejnë si qeni”.