Deklarata e ambasadorit Delawie për shkëmbim territoresh me Serbinë, ja çka thotë Thaçi

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, sot në një prononcim, nuk ka dashur të interpretojë atë që mbrëmë i tha ambasadori amerikan Greg Delawie për mundësinë e këmbimit të territoreve nëmej Kosovës e Serbisë, por tha se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë dhe dhembshme.

Madje Thaçi në pyetjen e KTV-së për mundësinë e shkëmbimit të territoreve, ai evitoi përmendjen e këtij togfjalëshi duke akuzuar grupin KOHA se, siç tha, “sheh vetëm zi”.

Në një prononci për medie Thaçi ka paraparë një marrëveshje shumë e vështirë edhe e dhimbshme ndërmjet Kosovës e Serbisë .

“ Me kompromise kemi ec 3 dekada. Kemi bo kompromis me partnerët tanë..nuk do të jetë betejë se kush kë do ta mund. Palët do të ndihen të dinjitetshme dhe ta implementonim marrëveshjen”, tha ai .

Ai shtoi se Kosova në asnjë rrethanë nuk guxon ta marrë përgjegjësinë e dështimit të këtij procesi sepse do të cenojë raportet me SHBA të..nëse nuk ndodh marrëveshja do të kemi izolim

“Ne partneritetin me SHBA të duhet ta kultivojmë. Këshillat e sugjerimet kanë qenë të mirëseardhura për ne. Deklarimet e ShBA ve dhe të merren seriozisht.

Marrëveshja përfundimtare do të jetë e dakorduar me SHBA të dhe BE në” tha Thaçi duke përfunduar me fjalinë e tij të rëndomtë “Kosova është vend i pavarur e sovran dhe do të arrijë marrëveshje”.

SHPËRNDAJE