Deklarata epike nga Zafir Berisha: Jam 1.83 metra i gjatë, prandaj jam emëruar Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike

Zafir Berisha, i emëruar rishtas Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike dhe Koordinator për Menaxhim të Emergjencave, ka ironizuar pasi është pyetur për specifikat që posedon për të ushtruar këto detyra.

“Jam i gjatë 1.83 metra. Për këtë jam specifik”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

“Askush nga kolegët e mi nuk është sa unë. Nuk është fushë për të bërë reklamë dhe fushatë elektorale. Në fund të fundit sot kam marrë këto përgjegjësi. Kam pasë përgjegjësi edhe më të mëdha se kjo dhe besoj se do t’i kryej me përgjegjësi”.

“Jam mjaftueshëm për të ditur për të koordinuar mekanizmat e rregullt në fushën e kibernetikës në institucionet të Kosovës. Nuk mundem të përzihem në punët profesionale nga pozicioni që jam. Koordinatori është për t’i raportuar ministrit, jo për t’u marrë me çështjet specifike”, ka theksuar ai.

Sa i përket rastit të hakimit të llogarisë së tij në Facebook, ai ka njoftuar se e ka paraqitur rastin në polici, duke pretenduar se i dinë ‘sulmuesit’.

“Postimet e mia nuk shpërndahen brenda një ore nga 500 veta. Janë brigadat bolshevike. Ata që po merren me këtë. Nuk dua të merrem me këtë. Nuk është në pyetje individi, Zafir Berisha, por qytetari i Kosovës”.

SHPËRNDAJE