Deklarohen nga PSD – A janë prezentë të gjithë deputetët e kësaj partie dhe si do të votojnë?

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, ka thënë se deputetët e kësaj partie kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e sotme të Kuvendit për të votuar dy pikat e rendit të ditës.

“Fillimisht në rend dite është votimi i fondeve të IPA-s dhe pastaj shpërndarja e Kuvendit”.

“Të gjithë deputetët kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe së shpejti do të futemi në seancë. Konfirmoj se PSD ka marrëveshje me AAK-në dhe këto dy grupe do të jenë në kuvend dhe do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit”.

“Për partitë tjera – besoj se të paktën sot do të jenë të gjithë aty për ta kryer obligimin karshi qytetarëve meqë Qeveria është në dorëheqje”.

Në rast se nuk votohet sot me 2/3 e votave pro shpërndarjes, Pantina ka thënë se do të duhej që bëhej edhe një përpjekje tjetër.

“Do të ishte situatë edhe ku krerët e institucioneve do të duhej të gjenin zgjidhje”

SHPËRNDAJE