Kida gjithmonë është pëlqyer nga publiku për thjeshtësinë e saj, duke u treguar e matur dhe nëpër intervistat e shumta.
Mirëpo, duket se kësaj të fundit i ka hyrë vetja në qejf këtë periudhë, apo dalja nga “On Records” e ka bërë të dalë pak nga binarët, teksa po e shohim çdo ditë e më të ekspozuar në paraqitjet e saj në rrjete sociale.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shfaqet e veshur me bikini ngjyrë të zeza, duke treguar hiret trupore, si asnjëherë tjetër.

Sa i përket projekteve muzikore, që nga largimi nga labeli “On Records” në muajin tetor, ka arritur të realizojë një projekt të vetëm, brenda këtyre 9 muajve, dhe ky projekt në bashkëpunim me Lyrical Son.
Ndërsa sa i përket jetës private, këngëtarja mundohet ta mbajë larg mediave, edhe pse kohë më parë është përfolur se ka qenë në lidhje dashurie me këngëtarin Uki, por që Kida nuk e ka mohuar as pohuar asnjëherë, madje ajo dy javë më parë u shpreh se nuk ka pasur kurrë të dashur.
“Nuk e di pse ju duket e çuditshme, por nuk kam pasur asnjëherë të dashur”, u shpreh Kida në Pop Culture./GazetaBlic
