Del një shqiptar që e ofendon Xherdan Shaqirin, e quan budalla e analfabet

Shqiptarët kudo që janë, mbrëmë kanë patur një natë krenarie e lumturie. Dy djemë të Kosovës, të rritur në Zvicër, mposhtën midis Rusisë shtetin që përndjeku ata nga vendi i tyre duke i bërë refugjatë të dhunshëm në shtetin alpik.

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri u përgjigjën në fushë ndaj fyerjeve, presionit, injorancës e kërcënimeve të mediave serbe. Dy djemë të ri të lindur në Kosovë treguan në ngjarjen më të madhe të sportit në botë klasin e tyre, sa për të dëshmuar se jo më kot luajnë në ligën më të fortë në botë, Premierligën Angleze.

Madje, Xhaka e Shaqa me dy golat historik treguan se janë shqiptarë midis Kaliningradi duke bërë shqiponjën dy krenare në stadiumin që brohoriste sa herë që ata kishin topin, si shenjë proteste ndaj simboleve që kishin në të mbathurat e tyre sportive.

Por, në këtë zhurëm krenarie, del një shqiptar që guxon ta ofendoi atë që na bëri krenarë miliona shqiptarëve, Xherdan Shaqirin.

Gazetari kosovar që jeton e vepron në Zvicër, Enver Robelli pati zemër që ta quaj Shaqën budalla. Kur rrjetet sociale ishin mbushur me postime krenarie për golin me vlerë të madhe të Shaqirit, Robelli qenka ndier i ofenduar se pse ylli kosovar e ka publikuar në profilin e tij fjalën “elhamdulillah”.

Sipas Robellit, Shaqiri tregoi edhe një herë se është budalla dhe analfabet.

Në vend se Robelli të ndihej krenar si miliona shqiptarë të tjerë, e sidomos kosovarë që jetojnë në Zvicër (çfare është edhe vetë), “analisti” i rrallë u mor me një fjalë që s’kishte aspak mesazh ofendues nga Shaqiri, por thjesht tregonte besimin e tij në zot, gjë të cilën e ka bërë ndër vite.

Por, zotëri Robelli duhet ta dijë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, më i dashur në botë, më shembull në botë, dhe pas secilit gol ai bën kryqin, në shenjë falënderimi për zotin në të cilin beson. Dhe në asnjë rast, analistët nga Argjentina, apo kudo në botë atë nuk e kanë quajtur budalla, as analfabet, por shembullin më të mirë për rininë e çfarëdo feje.

SHPËRNDAJE