Del sondazhi, Biden pëlqehet nga amerikanët si president i ardhshëm

Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka zënë vendin e parë në një sondazh të votuesve në Iowa. Sipas këtyre rezultateve, senatori Bernie Sanders e ka zënë vendin e dytë.

Biden ende nuk ka njoftuar nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Sidoqoftë, ai i ka marrë 27 për qind të votave të pjesëmarrësve të këtij sondazhi, ndërsa Bernie Sanders i ka marrë 25 për qind të tyre. Kjo matje është bërë nga kompania “Selzer & Co”.

“Nëse do të isha Joe Biden dhe do të isha i ulur mbi një rrethojë, ky rezultat do të më bindte që të kërcej”, tha Ann Selzer, shefe e kompanisë që e bëri sondazhin.

Rreth 65 për qind e pjesëmarrësve në këtë matje kanë thënë se Biden ka më shumë përvojë se secili kandidat tjetër dhe se duhet të futet në garë, ndërsa 31 për qind e tyre kanë thënë se koha e tij si kandidat ka kaluar.

SHPËRNDAJE