Delet terrorizojnë fshatin pasi kullotën marihuanë (Foto)

Banorët e një fshati në Uells kanë kaluar nëpër disa përvoja makthi. Në fakt ata janë terrorizuar nga delet dhe kopetë e tyre.

Delet kanë filluar papritmas të sillen çuditshëm, të vrapojnë para veturave, të hynë nëpër oborre dhe madje edhe nëpër shtëpi.

Një dele madje ka arritur të hyjë edhe deri në dhomën e gjumit dhe ka shkaktuar kaos të vërtetë.

Kryetari i bashkësisë lokale Ioan Richard, e ka lajmëruar policinë pasi ka pranuar shumë ankesa për delet.

Ata shpejt kanë zbuluar që në afërsi të fshatit ndodhet “ferma” e braktisur dhe ilegale e marihuanës. Delet kanë kullotur marihuanë, e cila i ka inkurajuar sjelljet e tyre agresive.

“Jam frikësuar se çfarë do të mund të ndodhte në qoftë se e hanin të gjithën. Do të mbretëronte terrori i deleve psikotike në fshat”, ka deklaruar Richard.

SHPËRNDAJE