Demaliaj godet Rexhep Selimin: Është një maneken i luftës, asgjë tjetër

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demalijaj, e ka quajtur ‘manekin’ edhe një herë deputetin e VV’së, Rexhep Selimi.

Në pyetjen se a ka ngritur dyshime nëse Selimi ka dorëzuar prova në Gjykatën Speciale, Demaliaj është përgjigjur se ai duhet të ketë fakte.

“Është e vërtetë se kam ngritur dyshime për shkak se i thotë Haradinajt se ‘ndoshta po ndihet fajtor’ dhe ky nuk është as polic, as gjyqtar për të vendosur për fajësinë apo pafajësinë e dikujt. Nëse unë them për ty se ti je fajtor unë duhet të kem prova. Nëse ai ka fakte atëherë le të tregojë mos ka afruar ndonjë dëshmi”.

Demaliaj në statusin e tij në Facebook e ka quajtur ‘manekin të luftës’ Rexhep Selimin, ndërsa një gjë të njëjtë e bëri edhe në Interaktiv.

“Manekin është edhe sot. S’po i bien asgjë tamam asnjëherë. Manekin është. Djalë i hijshëm”, ka thënë Demaliaj./gazetametro.net

SHPËRNDAJE