Demantohet keq presidentja kroate për deklaratën e dhënë në Shqipëri

Tomë Kaçinari, nga shoqata e vullnetarëve kroatë, në një intervistë për Frontal të T7, ka komentuar deklaratat e Presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar –Kitarovic të bëra gjatë vizitës në Shqipëri se mijëra shqiptarë kanë luftuar në anën e kroatëve.

Por, e vërteta është se në luftën e Kroacisë nuk kanë marrë pjesë shqiptarë nga Shqipëria.

Këtë e thotë edhe Tomë Kaçinari, shqiptar nga Kosova, nga shoqata e vullnetarëve kroatë ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“ E vërteta është më ndryshe, janë 2373 që kanë marrë pjesë në luftën e Kroacisë. 99 përqind janë shqiptarë prej Kosovës. Shqiptarë të Shqipërisë në Kroaci në atë kohë ne s’kemi pa. Kanë marrë pjesë shqiptarë të Kosovës që kanë jetu, që kanë vepru në atë kohë kanë në Kroaci” ka thënë ai.

Kaçinari po ashtu ka theksuar se një numër i madh i ushtarëve shqiptarë që shërbenin në Armatën Popullore të Jugosllavisë, u ishin bashkuar forcave kroate pas thirrjes së udhëheqësit kroat Franjo Tugjman. Me këtë rast, shpjegon ai, ishte formuar edhe një brigadë shqiptare. Bie në sy që gjatë vizitës në Kosovë, Presidentja e Kroacisë nuk kishte përmendur pjesëmarrjen e kosovarëve në luftën e atjeshme.

SHPËRNDAJE