Dembele i Barçës u zhduk, klubit iu desh 1 orë e gjysmë ta gjente

Ousmane Dembele vazhdon t’i shkaktojë kokëçarje Barcelonës dhe tani radioja katalonase, RAC1 zbulon se anësori francez nuk mori pjesë në seancën stërvitore të mërkurën sepse kishte probleme me stomak. Por, francezit iu desh një orë e gjysmë ta informojë klubin se nuk do të merrte pjesë në stërvitje.

Barça kishte tentuar ta kontaktojë atë pasi ishte vonuar në seancë, por pas sukses. 90 minuta më vonë, Dembele i telefonon klubit dhe shpjegon se po vuante nga dhimbjet në stomak dhe si rrjedhojë ishte lejuar të qëndrojë në shtëpi, transmeton Gazeta Express.

Të premten, 21-vjeçari bëri punë ‘specifike’, sipas klubit. Ende nuk dihet nëse ai po e bën këtë për shkak të sëmundjes, apo ishe cikërrimë apo mbase për tjetër arsyeje.

Por, shqetësimi brenda klubit në lidhje me lojtarin është evident. Incidenti i së enjtes nuk është i izoluar. Sepse është bërë ndodhi relativisht e shpeshtë për Dembelen të mbërrijë me vonesë në stërvitje.

Kjo është bërë shumë e zakonshme që prej ardhjes së tij në klub në verën e vitit 2017.

Deri tani, klubi i ka mbuluar gabimet e lojtarit në disiplinë, ama tash drejtuesit kanë nisur të ngopen me sjelljet e tij të pahijshme.

SHPËRNDAJE