Demhasaj: Qeveria e re nuk duhet ta diskutoj lokacionin e stadiumit, por buxhetin se si ta ndërtoj

Analisti, Arton Demhasaj, në emisionin “Debat Plus” ka komentuar “pazarin” për ndërrimin e lokacionit të stadiumit.

Demhasaj tha vendimet që kishte marrë qeveria e kaluar, qeveria e re kur të vij në pushtet nuk duhet t’i hedh poshtë ato vendime dhe t’i vendos siç do vetë.

“Nuk duhet një vendim që ka bërë një qeveri paraprake, pasuesja me ardh dhe gjitha vendimet me i hedh poshtë dhe me i vendos siç do vetë”, tha ai.

Demhasaj tha se Qeveria e ardhshme nuk duhet të diskutoj çështjen e ndërrimit të lokacionit të stadiumit, por të diskutoj për buxhetin si ta arrijë atë për të ndërtuar stadiumin.

“Debati që ka fillu për stadiumin nuk ka qenë momenti me diskutu këtë problem, por dy partitë fituese duhet të diskutojnë për buxhetin si duhet me pas buxhetin për të ndërtuar stadiumin”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE