Deputetët e legjislaturës së kaluar që nuk morën miratimin e qendrave do të nominohen si kandidatë nga Albin Kurti

Tashmë kanë mbetur edhe pak orë deri në dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për deputetë që kanë marrë vendimin e qendrave të VV-së gjithandej Kosovës, e ku disa deputetë aktual nuk kanë arritur të marrin votat për rikandidim.

Gazeta Online veriu.info mëson nga burimet e saj se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka vendosur që të nominojë për kandidatë për deputetë të gjithë deputetët e legjislaturës së kaluar, të cilët nuk kanë arritur të nominohen nga qendrat e tyre komunale.

Në mesin e deputetëve që nuk kanë marrë miratimin e qendrave për rikandimim në zgjedhjet e 14 shkurtit janë Hekuran Murati, Gazmend Gjyshinca, Mefail Bajoqinovci dhe disa të tjerë./Veriu.info/