Deputetët e VV-së dalin t’i takojnë minatorët që po protestojnë, por atyre iu bashkohet edhe një deputet i pushtetit

Deputetët e Vetëvendosjes Sami Kurteshi, Fitore Pacolli dhe Xhelal Sfeçla dhe deputeti I Nismës Milaim Zeka kanë dalë para punëtorëve të Trepçës të cilët po protestojnë para Kuvendit te Kosovës.

Milaim Zeka tha se do t’i përkrahin protestuesit në kërkesat e tyre.

” Nuk kemi dal në emër të partive politike por veq si deputet. Për neve është marre mos me u solidarizu me juve. Hajni nuk ka identitet. S’ka nevojë me qenë serb a malazez a shqiptar për me qenë hajn. Hajnat e vjetër dhe hajnat e ri e kane vjedh Trepçën prandaj e kane pru Trepçën këtu ku është . Ne do t’iu mbështesim”, tha Zeka.

Deputeti Sami Kurteshi tha se Ligji për Trepçën ka qenë i dëmshëm dhe VV e ka kundërshtuar me kohë.

“Vetëvendosje as tash nuk do të lejoj legalizimin e shitjes dhe humbjes së Trepçës për shkak të interesave private të disa personave. Kërkesat tuaja do t’i bartim në sallën e Parlamentit. Ne e përkrahim protestën tuaj’, tha Kurteshi.

Protesta e minatorëve të Trepçës po vazhdon edhe në këto momente./

SHPËRNDAJE