Deputeti Bekim Haxhiu e bënë edhe një hap të madh për sportistët e Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë edhe një hap të madh për sportistët e Kosovës duke kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli që sportistët e lënduar të trajtogen me prioritet në SHSKUK.

Kjo është kërkesa e Haxhiut për ministrin Uran Ismajli:

Jemi në një situatë ku po shijojmë sukseset e sportistëve tanë, por janë dhjetra sportistë të cilët kanë pësuar lëndime serioze dhe duhet t’u nënshtrohen operacioneve kirurgjike. Sportistët e lënduar duhet të hyjnë në lista të pritjes me pacientë të tjerë e të presin nga 2-3 vite për operim, shto këtu edhe kohën e rehabilitimit pas operimit. Kthimi i një sportisti pas lëndimit mund të zgjasë 3-4 vite, për këtë arsye, ne edhe humbim shumë talentë të rinj. A mundet MSH me lëshu rekomandim për SHSKUK që sportistët të kenë tretman tjetër, me prioritet, mos me pritë në listat e pritjes për diagnostifikim dhe trajtim?

Këtë kërkesë deputeti Haxhiu ia bëri Ismailit gjatë raportimit të tij para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me përmirësimin e gjendjes në shëndetësi, ndaljen e abuzimit me barna etj.

Këto janë pytjet që Haxhiu i prashtroi sot në Komison Parlamentar për ministrin Uran Ismajli:

1. Me Ligjin e Pagave, janë rritë pagat për të gjithë profesionistët shëndetësor, por infermierët dhe mamit me fakultet – bachelor kanë mbetë me pagë dhe koeficient të njëjtë me infermierët dhe mamit me shkollim të mesëm, si mendoni ta zgjidhni këtë çështje , me qëllim që të bëhet edhe ndalimi i ikjes së tyre në vendet BE-së?
2. Jemi në një situatë ku po shijojmë sukseset e sportistëve tanë, por janë dhjetra sportistë të cilët kanë pësuar lëndime serioze dhe duhet t’u nënshtrohen operacioneve kirurgjike. Sportistët e lënduar duhet të hyjnë në lista të pritjes me pacientë të tjerë e të presin nga 2-3 vite për operim, shto këtu edhe kohën e rehabilitimit pas operimit. Kthimi i një sportisti pas lëndimit mund të zgjasë 3-4 vite, për këtë arsye, ne edhe humbim shumë talentë të rinj. A mundet MSH me lëshu rekomandim për SHSKUK që sportistët të kenë tretman tjetër, me prioritet, mos me pritë në listat e pritjes për diagnostifikim dhe trajtim?
3. Kur do të jetë gati Lista e Barnave Esenciale dhe sa janë të përfshira sëmundjet e rralla në këtë listë, si : Skleroza Multiple, Fibroza Cistike dhe a do të palnifikonin që ta kemi një Qendër Rehabilituese për Personat me Autizëm?
4.Me Ligjin Nr.04/L-135 Për Veprimtaritë Kërkimore Shkencore i miratuar në muajin mars 2013, neni 5, parashihet që Qeveria e Kosovës të ndaj 0,7 % të buxhetit vendor për veprimtarinë kërkimore dhe shkencore. Pas bartjes se kompetencave tek Oda e profesionistëve shëndetësorë , profesionistët shëndetsorë kanë mbetë pa mbështetje për veprimtaritë kërkimore, shkencore. Prandaj a mundeni që nga viti 2020 në kuadër të SHSKUK-së të planifikohet kod i veçantë buxhetor për mbeshtetje të profesionsitëve shëndetësorë për veprimtari kërkimore, shkencore ?

SHPËRNDAJE