Deputeti Bekim Haxhiu: Qeveria Kurti anti kombëtare, anti UÇK dhe e korruptuar

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu e ka quajtur qeverinë Kurti si anti kombëtare dhe anti UÇK.

Ai në një reagim në facebook ka thënë se kjo qeveri ka bërë dallavere edhe në kohë pandemie.

Publikimi i plotë i Haxhiut:

“Qeveria Kurti”, qeveri anti kombëtare, anti UÇK dhe e korruptuar. Dallaveret me tenderë në kohë pandemie u faktuan sot në  një nga TV tona.

Qeveria Kurti jo vetëm që po del te jetë qeveria ma anti kombëtare, anti UÇK në 20-të vitet e fundit, por ajo për vetëm 2 muaj ka arritë të zhvatë miliona euro në tenderë në kohë pandemie dhe të kap e t’i pushtojë me militantë ndermarrjet dhe institucionet publike, gjë që qeveritë e tjera me vite nuk kanë mundur ta  bëjnë një gjë te tillë.

Emsioni i InDoks,  sot në TV Dukagjini me temën “Tenderomania në kohë pandemie-kush do bëhet milionerë” , paraqet me fakte shkeljet dhe manipulimet me tenderë  me miliona euro, ku perfituesë janë të afërm te ministrit Arben Vitia.

Është shqetësuese rikthimi i blerjes së barnave dhe paisjeve mjekësore me çmime shumëfish me të shtrenja. Një dukuri e cila u evitua nga minstri i PDK-së, Uran Ismajli.

Në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi do të kërkojë që të gjitha kontratat e nënshkruara në kohë pandemie të bëhen publike dhe të hetohen nga Prokuroria

SHPËRNDAJE