Deputeti i AAK-së reagon pas aksionit në zyret e OVL të UÇK-së, ka një pyetje për Specialen

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj aksionit policor në zyret e OVL të UÇK-së.

Nitaj përmes një postimi në facebook këtë operacion e ka quajtur të pajustifikueshëm dhe poshtërues.

Sipas nënkryetarit të AAK-së, ky aksion ka mundur të jetë shumë më civil.

Nitaj shtori edhe një pyetje njëmiliondollarëshe për Specialen, nëse ekziston dikush nga Prokuroria Speciale që është përfshirë në skandalin e dosjeve.

Ai tha se Specialje duhet të përgjigjet sepse faji kryesor nuk është në Prishtinë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Pyetja njëmiliondollarëshe për “Specialen”

E pajustifikueshme, bile bile edhe poshtëruese mënyra se si eshte kryer operacioni policor ne zyrat e OVL te UCK! Ka mundur të kishte qenë shumë më civil.
Pyetja njëmiliondollarëshe tani është nëse egziston dikush nga Prokuria Speciale që është përfshirë në skandalin e dosjeve!

Ne çdo situatë ata duhet të japin një përgjigje, sepse faji kryesor i rrjedhjes së dosjeve nuk është në Prishtinë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE