Deputeti i AAK-së ‘zbulon’ se kush ishte komandant i Brigadës fantome “Hasan Prishtina”

Në aktakuzën e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, flitet për një brigadë të shpikur, të quajtur “Hasan Prishtina”. Kjo brigadë thuhet se u shpik në vitin 2016 nga veteranët e rrejshëm. Për po këtë brigadë, deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj ka thënë për Express se komandant i saj ishte Gani Geci.

Brigada “Hasan Prishtina” ishte dëgjuar për herë të parë vetëm në vitin 2016. Kështu thuhet ne aktakuzën e ish-prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj.

I bashkakuzuar me 11 personat në rastin e veteranëve të rrejshëm, deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj i ka thënë Gazetës Express se personat që u paraqitën në Komisionin qeveritar Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit, treguan se komandant të kësaj brigade e kanë pasur Gani Gecin.

“Kur kanë ardhë në komision janë paraqit se e kanë pas komandant Gani Gecin, edhe kjo brigadë ka operu në zonën e Drenicës”, ka thënë Demaliaj për Express.

Për ekzistencën e kësaj brigade, në aktakuzë thuhet se e ka reaguar edhe Nuredin Lushtaku.

“Te pika e rendit të ditës reagon edhe Nuredin Lustaku, duke thënë se në Zonën operative të Drenicës ka dalë në pah edhe një brigadë ‘Hasan Prishtina’”, citohet transkripti në aktakuzën e publikuar nga Koha Ditore.

Të akuzuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr Blakaj janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari./Express/

\

SHPËRNDAJE