Deputeti i AAK’së ‘brengoset’ se a po duket bukur në seancë, live në Facebook

Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha, fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës ku temë ka qenë energjia elektrike, e ka lexuar live edhe në profilin e tij në Facebook.

Lidhjen live, Berisha e ka bërë rreth 20 minuta para se t’i vijë radha për fjalën e tij, dhe gjatë kësaj kohe, ai ka injoruar replikat e kryeministrit Haradinaj me deputetët opozitarë, duke komunikuar herë pas here me miqtë e tij në Facebook, shkruan gazetametro.net.

Në disa raste lidhjen live përmes telefonit të tij, e ka shfrytëzuar edhe si pasqyrë për drejtuar vetullat.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Deputeti Berisha më shumë njihet për fizikun e tij. Më e famshmja në këtë pjesë është një video ku ai shfaqet duke e rrëzuar me grushte një lis të vjetër në natyrë. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE