Deputeti i Kosovës është kryetar i komunës “serbe” të Prishtinës

Pavarësisht që Prishtina udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, ka serbë që pretendojnë se udhëheqin me këtë komunë.

Madje, për të kanë edhe objekt e funksionojnë edhe si komunë, shkruan gazeta inFokus.

Bile, ajo çka e bën edhe më të çuditshme është që kryetar i kësaj komune “serbe” të Prishtinës, është një deputet i Kosovës.

Këtë e tha Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, në Kontra me Halil Berishën, emision i gazetës inFokus, ku ishte përballë Bedri Elezit.

“Çdo komunë, Partesh, Novobërdë, Mitrovicë e Veriut, Zveçan i kanë organet e përkohshme. Është deputet i parlamentit të Kosovës është kryetar i organit të përkohshëm të komunës së Prishtinës me sistemin serb”, ka thënë Sheholli.

Fjala është për deputetin e Listes Serbe, Ljubinko Karadžić, shkruan gazeta inFokus.

I njëjti, përveç deputet është edhe anëtar në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit./Gazeta inFokus/

Emisioni i plotë:

SHPËRNDAJE