Deputeti i Kuvendit të Kosovës jep propozimin që do ta dridh koalicionin PAN

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda po thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mundësi e mirë për Kosovës, mirëpo, jo diskutimet se kush do të jetë kryeministër, apo se kush do të bën koalicion me cilën parti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Deda po thotë se sipas logjikës, Qeveria e tashmë, duhet të shkojë në opozitë, derisa, opozitë e tashmë të krijojë Qeverinë e re.

“Ku është logjika me qenë kundër PAN-it si grup, por me dal bashkë më zgjedhje me pjesë të PAN-it?  Apo, ku është logjika që në këto zgjedhje vendimtare të thuhet “vullneti i anëtarësisë është të dalim vet në zgjedhje”?

Apo “bëjmë koalicion vetëm me udhëheqësin tonë”?”, ka shkruar tutje deputeti.

Sipas Dedës, të gjitha partitë kanë sondazhin e 3 gushtit, ku shihet se të katër partitë e mëdha janë 19 deri 22 për qind.

“Është vetëm një mundësi për ndryshim – ai i cili është në tryezë qe 10 vjet, po asnjëherë nuk e realizua për shkak të raporteve mes partive, dhe interesave të tyre partiake apo grupeve brenda partive. Ky është bashkimi i forcave demokratike, lista e përbashkët, dhe programi emergjent qeverisës”, ka përfunduar Deda./Express/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE