Deputeti i LDK-së: Do të bëhemi të gjithë bashkë për ta ndalur të keqen

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli i është përgjigjur thirrjes së juristit, Getoar Mjeku për organizimin e një demonstrate të madhe për ndalimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Avdyli ka shkruar se kur duhet të mbrohet integriteti i sovranitetit, integriteti dhe rendit kushtetues do të jemi Një.

Avdyli ka shkruar se angazhimi për ndaljen e presidentit Thaçi ia kanë borxh kësaj gjenerate dhe gjerneratave që do të vin.

“I nderuar z.Mjeku, e lexova me vëmendje apelin e juaj të arsyeshëm dhe e mirëkuptoj plotësisht shqetësimin tuaj i cili mbetet shqetësim i shumicës së qytetarëve. Kur vjen te mbrojtja e interesave vitale të këtij vendi siq është sovraniteti, integriteti dhe rendi kushtetues do jemi NJË. Dallimet krahinore, religjioze, profesionale, ideologjike, e partiake do mbesin në rend të dytë para rrezikimit të cfarëdo arsyeshëm dhe nga cdo rrezik i brendshëm apo i jashtëm të shtëpisë sonë të përbashkët të quajtur KOSOVË. Këtë angazhim për ndaljen e çdo të keqe ia kemi borgj kesaj gjenerate dhe gjeneratave të ardhshme. Dhe ky angazhim për ndaljen e plangprishësve do jetë padiskutim i të gjitha formave të njohura demokratike sepse këto pazare me vendin tonë skemi për ti lënë në heshtje për të kaluar”. Ka shkruar Avdyli.

Juristi, Getoar Mjeku u ka dërguar letër deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hotit, Haxhi Avdyli, Hykmete Bajramit, Kujtim Shalës, Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit – Sadriu që të mobilizohen dhe të organizojnë demonstrata për ndalimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Në një letër dërguar këtyre deputetëve Mjeku shkruan se e vetmja mënyrë që presidenti i vendit mos ta copëtojë dhe shkatërrojë shtetin është të mbahet një demonstratë masive.

“Sundimtari jolegjitim Hashim Thaçi po don me e coptu dhe shkatërru shtetin tonë. Qytetarët me të cilët flas lirshëm mendojnë se mënyra e vetme me e ndalë të keqen janë demonstratat masive. Rezolutat në Kuvend e peticion mund të jenë të domosdoshme, por jo të mjaftueshme. Andaj po pres që LDK-ja me i përkrah demonstratat”, thuhet në letrën e Mjekut drejtuar deputetëve të LDK-së.

Mjeku në fund të letrës ka shkruar se nuk pret përgjigje nga deputetët por publikisht për të gjithë qytetarët.

Lidhur me rrëzimin e presidentit Thaçi është thirrur edhe një protestë më 5 shtator lidhur me idenë e tij për korrigjim të kufijve.

SHPËRNDAJE