Deputeti i NISMA-së rikthen edhe njëherë çështjen e meritave të taksës, ‘godet’ udhëheqësit e partisë së tij

Deputeti i NISMA-së, Milaim Zeka ka rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes vënjen e taksës prej 100%, raporton Gazeta Blic.

Zeka në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se këtë ide e ka filluar ish-ministri i NISMA-së, Bajram Hasani.

Ka shkruar se për këtë, disa nga krerët e partisë së tij “desh e kryqëzuan sikur Krishtin”.

“Idenë e taksës e filloi ish-ministri i Nismës, Bajram Hasani. Disa krerë të Nismës desh e kryqëzuan sikur Krishtin. Shkoi Bajrami. tani i shkrepi ideja Enver hoxhës e Kadri Veselit (sipas presidentit Thaçi), Endrit Shalës, sipas Nismes, edhe Kryeministri haradinaj u anashkalua komplet”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë i tij:

AMERIKA DHE BRUKSELI EDHE KUR NUK KANE, PRAP KANE TE DREJTE
DY FJALE RRETHE TAXES

IDENE E TAXES E FILLOI ISH MINISTRI I NISMES, BAJRAM HASANI. DISA KRERE TE NISMES DESH E KRYQEZUAN SIKUR KRISHTIN. SHKOI BAJRAMI.
TANI I SHKREPI IDEA ENVER HOXHES E KADRI VESELIT ( SIPAS PRESIDENTIT THAÇI), ENDRIT SHALES, SIPAS NISMES, EDHE KRYEMINISTRI HARADINAJ U ANASHKALU KOMPLET.

TASH PIKERISHT NJERIU I CILI MORI VENDIM PER KETE TAXE, RAMUSH HARADINAJ, PO THERRET KURBAN NGA PDK, NISMA DHE AKR. PRESIDENTI ESHTE I VETMI RAST QE KA QENDERUAR NEUTRAL. MADJE ME SHUME KRENARI E THOSHTE PUBLIKISHT: MU NUK ME KA PYETUR NJERI.
PRESIDENTI THAÇI, PREJ FILLIMIT E KA KUNDERSHTUAR KETE VENDIM, JO PSE KA QENE KUNDER, PO PSE AMERIKA DHE BRUKSELI ISHIN KUNDER. THJESHTE, PRESIDENTI E KA DITUR FUNDIN E KETIJE VENDIMI, ANDAJ EDHE ESHTE KONFRONTUAR EDHE ME KADRI VESELIN.
KUR KRYETARI VESELI SHKOI NE AMERIKE, ATJE JA THANE HAPTAZI: GABIM KENI BERE. NUK MUNDENI MU SJELLE ME SHTETIN SIKUR TE ISHTE ARA E BABES.

KREJTE KETE PATATE TE NXEHTE, PARTNERET E KOALICIONIT JA KANE LESHU NE DORE RAMUSH HARADINAJT. KRYEMINISTRI DUHET TA KUPTOJE LOJEN QE ESHTE BERE PREJ FILLMIT PERMES KESAJE TAXE.
PERSONALISHT MENDOJE QE HISETARET ME TE MEDHENJE TE LIRISE DHE PAVARESISE TONE, AMERIKA DHE BRUKSELI, NESE NA THONE HIQENI, DUHET HEQUR. NESE NENAT SUEDEZE NUK U KANE DHENE FEMIJEVE TE TYRE QUMESHT GJERMAN GJATE LDB, PSE KY POPULL TE MOS I BOJKOTOJE VULLNETARISHT PRODUKTET SERBE?!!!

HIQ NUK PO E KUPTOJE PSE RAMUSHI MU BA KURBAN PER TE TJERET?!!!

SHPËRNDAJE