Deputeti i Vetëvendosjes jep paralajmërimin e papritur

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka paralajmëruar arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisëse me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Bajqinovci, me bindje është shprehur se vendi do ta ketë qeverinë e ndryshimit.

‘Kosova do të ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit. Garancë e këtij ndryshimi do të jenë Lëvizja Vetëvendosje me kryeministrin Kurti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si partneri ynë që së bashku e kemi plasuar projektin e ndryshimit dhe po së bashku jemi votuar. Kosova do të ketë kryeministër e ministra që gërshetojnë dije, dashni për vendin, kulturë institucionale e njerëzore, qëndrueshmëri në bindje rreth vlerave perëndimore e euroatlantike të cilat ne do t’i zbatojmë e do t’i jetësojmë në çdo ditë të punës tonë”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook.

SHPËRNDAJE