Deputeti i VV-së: Mjekët në kohën e Qeverisë Kurti merrnin 300 euro, sot Hoti jep premtime koti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka reaguar pasi që punonjësve të shëndetësisë nuk ju janë paguar shtesat e premtuar.

Në një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani ka thënë që në kohën e Qevrisë Kurti mjekët merrnin 300 euro shtesë përtej pagës. Sipas tij, sot, Qeveria Hoti jep vetëm premtime koti.

“Për fatin tonë të mirë, kur ka filluar pandemia në vendin tonë, e kemi pasur qeverinë Kurti që e ka mirëmenaxhuar situatën. Masat kanë qenë meritore karshi situatës dhe mundësive. Dhe ata që ishin në krye të luftës me pandeminë, punëtorët shëndetësorë (pa dallim) janë paguar shtesë me 300€ përveç pagës bazë, për punën e palodhshme të cilën e kanë bërë”, ka shkruar Ramadani.