Deputeti i VV-së për fjalët e Shpend Ahmetit se hyrja në Prishtinë do bëhet me pagesë: Mesiguri ka qenë i dehur

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dje ka njoftuar se hyrja me vetura në qendër të Prishtinës do të bëhet me pagesë, ndërsa pas kësaj kanë reaguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie, Eman Rrahmani tha se Shpend Ahmeti gjatë kësaj deklarate me siguri ka qenë i dehur, dhe e ka humbë kontrollin.

Ai shton se hyrja e qytetarëve në Prishtinë nuk mund të bëhet me pagesë, është kundër ligjore dhe nuk do të lejohet një veprim i tillë në asnjë mënyrë.

Rrahmani thotë se mirë që i kanë mbetur edhe disa muaj, por keq që do mbahet mend gjatë për shkatërrimin e Prishtinës.

Postimi i plotë:

Shpend Ahmeti, gjatë kësaj deklarate me siguri ka qenë i dehur!!! E ka humbë Kontrollin