DEPUTETI LUSHTAKU DEKLARON MBI 45 MIJË EURO KESH

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), ka deklaruar se ka para të gatshme në vlerë prej 45 mijë e 500 euro për të cilat ka njoftuar se i ka në pronësi private.

Mirëpo krahasuar me vitin e kaluar kjo shifër është zvogëluar. Në deklarimin e pasurisë për vitin e 2017, Mërgimi kishte deklaruar se para të gatshme ka 90 mijë e 500 euro.

Ndërsa pagën vjetore të cilën i biri i Sami Lushtakut e merr nga Kuvendi i Kosovës është në vlerë prej 8 mijë e 248 euro, nga puna që e bënë me honorar në Ndërmarrjen Publike “Ibër – Lepenc”, paga vjetore e tij arrin vlerën e 4 mijë e 326 euro.

Mirëpo nuk janë vetëm këto dy paga të Lushtakut që i merr nga shteti. Ai ka deklaruar se merr pagë edhe në Ministrinë e Administratës Publike, (MAP), ku vlera vjetore arrin  në shumën prej 2 mijë e 730 euro.

Por përveç pagave të cilat Mërgimi i merr nga institucionet ku ai punon, ka deklaruar se është pronar i katër firmave në vend. Dhe ka në pronësi veturën “Mercedes B180” në vlerë prej 18 mijë euro.

Ndërsa bashkëshortja e tij merr pagë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në vlerë prej 9 mijë 792 euro. /Insajderi

SHPËRNDAJE