Deputetja e VV-së: Edhe sa video duhet publikuar që Prokuroria të ndërmarr veprime ndaj Kadri Veselit?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj publikimit të një videoje në të cilën përmendet i pari i PDK-së, Kadri Veseli se ka marrë ryshfet 200 mijë euro.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka pyetur se edhe sa xhirime tjera duhet të dalin që Prokuroria të ndërmarrë veprime në drejtim të tij.

Ka përmendur edhe rastin e veteranëve ku ish-prokurori Special Elez Blakaj, deklaronte se kryeprokurori Lumezi kishte ndërhyrë në punën e tij.

Shkrimi i plotë i tij:

As sot nuk kishte asnjë reagim të prokurorisë në raport me videot e publikuara në KTV ku implikohet Kadri Veseli për marrjen e 200 mijë eurove.
Edhe sa xhirime tjera duhet të dalin për të ndërrmarë veprime?
Në rastin e veteranëve, ish prokurori Special Elez Blakaj, deklaronte se kryeprokurori Lumezi kishte ndërhyrë në punën e tij sepse nuk e kishte lejuar marrjen si dëshmitar të Kadri Veselit.
E tash?
Kosova ka nevojë për çlirim të dytë nga zhvatësit dhe ata që e kanë kapur shtetin.
Secila shoqëri demokratike nuk do të lejonte skandale të tilla.

Gazeta Blic

SHPËRNDAJE