Deputetja e VV-së ka një paralajmërim të rëndë për djemtë e Isa Mustafës

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ditë më parë paralajmëroi se beteja e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës do të jetë më e shkurtës si beteja e rikthimit të 300 mijë numrave të Z-Mobile te Vala.

“Beteja ishte e gjatë, mirëpo mbrëmë në mesnatë, më në fund, 300 mijë numra të Z-Mobile kanë kaluar te Vala.

Besoj që shumë më e shkurtër do të jetë beteja e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Ky paralajmërim i Kurtit është një “kërcënim” direkt edhe për Isa Mustafën, pasi djali i tij, Arbeni posedon terminal doganor.

Kompania “INTEREUROPA KOSOVA L.L.C”, bazuar në të dhënat e regjistrimit të biznesit është në pronësi të kompanisë sllovene “Intereuropa D.D”, dhe Hazbi Hasanit.

Ndërsa Arben Mustafa dhe Andrej Karl figurojnë si persona të autorizuar në këtë biznes. Emri i kësaj kompanie figuron edhe në deklarimin e pasurisë së kryeministrit Mustafa.

Kur kishte deklaruar pasurinë më 2010, në cilësinë e kryetarit të Prishtinës, kishte shënuar se pesë përqind të aksioneve në këtë kompani i ka djali i tij.

Por a do të lejoj Mustafa që djalit të tij Kurti t’ia marrë terminalin dhe t’a kthejë në menaxhim të shtetit?

Kryetarja e Alternativa-s, Mimoza Kusari-Lila, e cila në legjislaturën e re do të jetë deputete nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë të mërkurën mbrëma në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini se Kurti nuk i ka target djemt e askujt por se premtimi do të realizohet.

“Nuk ka të bëjë veç me terminale, ideja ka qenë e monopoleve në përgjithësi në ekonomi. Ideja është e ekonomisë të lirë.

Unë nuk e kisha personalizu veç me djalin e kreut të LDK-së. Në parime të përgjithshme secili ndryshim ka me kaluar në rrugën normale të përgatitjes së draftligjit edhe përcjelljes në Kuvend”.

Nuk i ka target djemtë e dikujt por e ka diskutu çështjen, por problemin që është në shoqërinë kosovare prej vitesh të tana. Nuk është kërcënim por paralajmërim.

S’është veç për industri të terminaleve, por ideja kryesore është heqja e monopoleve në përgjithësi në ekonomi. Ideja e parimit është e frymës së ekonomisë së lirë.

Ky premtim do të realizohet. Po besoj që z. Mustafa është i vetëdijshëm dhe natyrisht është pajtuar me të tjerët në LDK se po hyjmë bashkërisht në një etapë të re që ka me i përfshi ndryshimet që i prekin

njerëzit, ata kanë emër e mbiemër, por në dobi të interesit të përgjithshëm të Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila, shkruan Reporteri.net.

E pyetur se a është përfshirë kjo çështje në programin qeverisës mes VV-së e LDK-së, ajo ka thënë po.

“Po, po është përfshi. Kjo është një prej pikave që është diskutu edhe si e veçantë nga z.Kurti”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Burim Krasniqi, vite më parë kur ishte ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Transportit Tokësor, në Ministrinë e Infrastrukturës kishte konfirmuar për Insajderin licencimin e kësaj kompanie.

“Terminali i mallrave “INTEREUROPA KOSOVA”L.L.C. Prishtine (viti i lëshimit 2016- afati i vlefshmërisë deri më 2021)”, ka thënë shkurt Krasniqi.

Por atë kohë menjëherë kishte reaguar drejtori, njëkohësisht kryetar i Bordit të Intereuropa Kosova L.L.C, Andrej Karis, i cili kishte thënë se Intereuropa Kosova L.L.C. funksionon si ZBD (Zyre e brendshme doganore) nga viti 2006 dhe si Terminal i Mallrave nga viti 2008.

SHPËRNDAJE