Deputetja e VV-së: LDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës tash për tash nuk është e gatshme për zgjedhje.

Nagavci ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se tash “LDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet”.

Duke arsyetuar mendimin e saj, deputetja e VV-së ka thënë se LDK s’ka kandidat për kryeministër, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani.

SHPËRNDAJE