Deputetja malazeze ia lë fajin Paradës së Gay’ve për tërmetin: Këto janë paralajmërime nga Zoti

Këto 48 orë të fundit ka patur jo pak interpretime mbi tërmetet, përtej atyre shkencore.

Një të tillë dhe mjaft të çuditshëm e ka sjellë dhe deputetja e Frontik Demokratik Marina Jocic, e cila ia ka “atribuuar” tërmetet në Shqipëri, paradës Gay që u mbajt në Malin e Zi (Podgoricë).

Ja se çfarë shkruan deputetja, me tone ironie:

“Parada e krenarisë … dhe më pas tërmeti. A e dini se jeni duke lexuar mesazhe dhe paralajmërime nga Zoti”, ka shkruar ajo në Facebook.