Deputetja Pantina “burgoset” në Gjermani, për një arsye të fortë! (Foto)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së Shqipe Pantina, e cila po qëndron në Berlin për të monitoruar kontrollin parlamentar mbi institucionet ekzekutive në Gjermani, sot ka vizituar Memorialin “Erfur” ish-burgun gjerman.

Nga aty, Pantina ka ndarë një mesazh për popullin e këtij shteti, duke kërkuar të drejtën mbi lirinë e njeriut.

“Një mesazh për miqtë tanë gjermanë. Nga Memoriali Erfur (ish burgu) me dashuri”, ka shkruar ajo sipër fotografive të publikuara në profilin e saj në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Pantina, po qëndron në Gjermani me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë që nga data 25 qershor.

SHPËRNDAJE