Deputetja shqiptare që dëgjon këngët e Unikkatilit

Deputetja socialiste Elisa Spiropali mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, ku u është përgjigjur disa pyetjeve pikante.

Ajo ka treguar për preferencat e saj muzikore, e mbi të gjitha, duke na habitur, ka bërë me dije se dëgjon herë pas here edhe këngë rep. Spiropali thotë se artisti i saj i preferuar në këtë gjini muzikore është reperi nga Kosova, Unikkal. Deputetja shprehet se tekstet e tij janë plotë kuptim.

Ndër të tjera ajo deklaroi:

Më pëlqen reperi Unikkal. E dëgjoj sepse në tekstet e këngëve të tij kanë shumë mesazhe politike e sociale”.

SHPËRNDAJE