Dërguti: Glaukun e kam pas mikun më të mirë në Vetëvendosje, por ai shpifi për SHIK’un

Aida Dërguti e Partisë Socialdemokrate iu është përgjigjur akuzave të deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, se ajo ka punuar në Shërbimin Informativ të Kosovës – raporton Periskopi.

Dërguti ka thënë se është shpifje që ka qenë në SHIK.

Sipas saj, Konjufca këtë shpifje e ka bërë me qëllim që ta zhvendos vëmendjen nga ai.

“Kjo është bërë me qëllim që të shmanget vëmendja nga Glauku, e ta hedh topin në anën tjetër. Absolutisht çdo veprim i imi në UÇK’së jap e gatshme të jap përgjegjësi për çdo gjë. Lufta ka qenë e pastër. Pjesa për të cilën do të ballafaqohem me ligjin, ka të bëjë me Vetëvendosjen. Vazhdoj të kem respekt për Glaukun.

E kam pasur mik më të mirin në Vetëvendosje. Kam të njëjtin mendim për të, pavarësisht çka ka thënë. Nuk e kam telefonuar as kontaktuar në asnjë mënyrë për atë që ka thënë”, ka thënë Dërguti në Rubikon të KTV’së.