Deri ku kanë arritur hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

Ende asnjë i dyshuar për vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, i cili u vra të martën në mëngjes, raporton KTV.

Nga hetimet e deritanishme, Policia e Kosovës thotë se tashmë e di se kush është pronari i veturës, e cila dyshohet se u përdor për ta kryer vrasjen.

Prova tejet të rëndësishme policia thotë se janë edhe xhirimet e kamerave të sigurisë. Policia thotë se kanë njohuri edhe për pronarin e veturës, por që këtë nuk mund ta bëjnë publike. (Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Për dallim nga policia, prokurori i rastit, Njazi Rexha, nuk ka dhënë shumë detaje të hetimeve.

Ai shkurt ka thënë për KTV-në se ende janë duke i analizuar provat dhe dëshmitë e siguruara.

Qindra qytetarë serbë kanë bërë homazhe pranë arkivolit të Ivanoviqit. Arkivoli i tij u largua nga selia e partisë, për të vazhduar me homazhe të qytetarëve. Duke u shprehur të shqetësuar me vrasjen e Ivanoviqit, qytetarët serbë kërkuan zbardhjen e rastit. Arkivoli i ish-liderit të iniciativës qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq, u përcoll për në Beograd, ku edhe do të varroset të enjten.

SHPËRNDAJE