Derisa Afrim Muçiqi këndon, shikoni çfarë bën dasmori me armë në restorant (VIDEO)

Grumbuj parash të përfituara nga bakshishet në dasmat tradicionale shqiptare, përveç pagesës për të kënduar gjatë natës, janë fitimet e pallogaritshme që këngëtarët shqiptarë të dasmave marrin nga ahengjet e verës.
E njëri ndër këngëtarët i cili paguhet më së shumti është Afrim Muqiqi.

Ai mbrëmë ishte i ftuar në një dasmë në Ferizaj.

Përpos këngëve e valleve në vendin ku ai këndonte pati edhe të shtëna me armë, madje ato u gjuajtën në ambient të mbyllur.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Gazeta Express, në asnjë moment nuk u ndal kënga, duke vazhduar kështu me një ritëm akoma më të madh.

Rikujtojmë se gjatë kësaj vere, dhjetëra persona janë arrestuar për shkak të përdorimit të armëve pa leje.

Për më shumë shikoni videon.

 

 

SHPËRNDAJE