Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VII.
Sipas njoftimit të kryetarit të Kuvendit, mbledhja e parë e Kryesisë do të mbahet të hënën në orën 11:00, raporton Insajderi.
Në njoftim janë bërë të ditura tri pikat e rendit të ditës.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,
2. Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,
II. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.