Deshi t’u jap policëve 20 franga ryshfet që të mos e dënojnë, por ja çfarë i ndodhi në fund

Në rajonin e Pejës, policët e trafikut rrugor, kanë arrestuar një person i cili deshi të u jap ryshfet që të mos e gjobisin.

Siç mëson Reporteri.net, nga burime policore, një person ishte ndaluar për kundërvajtje në trafik, dhe gjatë kohës që policët po donin t’i shqiptonin gjobën, personi u ofron atyre 20 franga me qëllimin që ta falin.

Por, personit në fjalë, llogaria i doli edhe më keq. Ai përveç gjobës, edhe u arrestua nga zyrtarët policor dhe u dërgua në stacion për veprën dhënie e ryshfetit.

Me këtë rast, me urdhër të prokurorit, atij i është shqiptuar masa e ndalimit në polici.

SHPËRNDAJE