Dëshmitari: Lushtaku u interesua në KEK rreth tenderit që pritej t`i ndahej kushëririt të tij

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, gjatë një takimi që kishte pasur me drejtorin e KEK-ut, Arben Gjukaj, në vitin 2012, kishte shprehur interesim për tenderin që pritej t`i ndahej kushëririt të tij për sigurimin fizik të objekteve të KEK-ut, shkruan sot Koha Ditore.

Ky tender tanimë është bosht i aktakuzës, me ç`rast Lushtaku, Gjukaj dhe gjashtë të tjerë po gjykohen për korrupsion.

Në atë takim, Lushtaku u kishte thënë se të afërmit të tij i ishte bërë e padrejtë, pasi ishin vonuar procedurat.

Pjesë e takimit kishte qenë një zyrtar i KEK-ut, Edmond Nulleshi, i cili i ka rrëfyer detajet para gjykatës. Ka thënë se në atë takim ishte ftuar nga Gjukaj.

SHPËRNDAJE