Dëshmitarja serbe kujton takimin me William Walker, kishte një kërkesë për të (Foto)

Dëshmia e Olgica Božaniç në emicionin “Storia e Jetës” është tronditëse dhe e dhimbshme, ku ajo përmendi emrat e disa personazheve të mirënjohur.

‘Terroristët’ e UÇK-së rrëmbyen ose vranë pesëmbëdhjetë pjesëtarë të familjes së saj. Nga e premtja deri të martën në korrik të vitit 1998, agonia e saj, në të cilën ajo priste vetëm vdekjen, zgjati kaq shumë derisa ajo priste forcat policore të Serbisë që të evkauojnë popullatën serbe.

Olgica beson se disa nga fqinjët e saj janë dërguar në një vend tjetër, siç përmend edhe raporti i Dick Martit për burrat Retmilje dhe Opterusa, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

Ata thuhet se kanë jetuar një vit pas rrëmbimit të tyre dhe më pas janë dërguar në Shqipëri, në qytetin e Kukësit, ku mbase atyre “ju kanë marrë organet për t’u shitur më pas”.

Mbetjet e të vdekurve u gjetën më pas në shpellën e Volujakit dhe Olgicas.

Në një kërkim agresiv për fqinjët e saj më të afërt, Olgica arriti të kontaktojë ish-përfaqësuesin e OSBE-së për Kosovën, Uilliam Walker, një person që konsiderohet si nxitësi më i madh për fillimin e bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi.

Siç tha ajo në këtë emision, Walker e pyeti për ndihmë, por ajo ia paraqiti një pyetje atij duke i thënë: “Pse burrat e tu nuk i shpëtuan ata, ata kishin katër muaj në dispozicion të tyre, pse nuk i lironin ata?”/Periskopi/

SHPËRNDAJE