Dëshpëron keq Muriqi, del në përkrahje të invadimit turk

Edhe disa nga klubet turke janë duke dalur publikisht në përkahje të shtetit dhe ushtrisë të tyre pas ndërhyrjeve në Kurdistan.

Fenerbahce është duke zhvilluar ndeshjen e javës së tetë ndaj Denizlispor në Superligën e Turqisë. Para ndeshjes futbollistët e ‘Fenerit’ kanë dalë në fushë mebluza me një shkrim që përkrah këtë ofensivë të shtetit dhe ushtrisë turke.

“Atdheu mirënjohës për ju“ – shkruhet në këto bluza. E në mesin e këtyre futbollistëve që kanë veshur këtë bluzë është edhe futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi.

Kujtojmë se UEFA ia ka tërhequr vërejtjen disa herë Turqisë që të distancojë futbollin nga veprimet politike. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE