Dështon mbledhja e Komisionit për Arsimin rreth vendimit të KShC-së, deputetëve të PAN-it si duket i’u ka dalë punë tjetër!

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Arsim që është paralajmëruar për sot në orën 13:00, pasi që deputetëve të PAN-it nuk i’u doli kohë të vinin në mbledhje.

Kryetari i Komisionit, Ismajl Kurteshi ka bërë të ditur se në pikën e rendit të ditës ishte diskutimi mbi situatën e fundit rreth vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mosakreditimin e universiteteve publike të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.

Në mbledhje ishin të pranishëm deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe PSD-së, kurse nga koalicioni qeverisës nuk ishin të pranishëm asnjë deputet

Mbledhja është shtyer për ditën e hënë në orën 13:00 dhe do të ftohet në raportim Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

SHPËRNDAJE