Detaje nga policia: Krejt çka hajnat vodhën në zyrat e AGK-së

Policia e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me vjedhjen që ka ndodhur në zyrat e AGK-së.

Zëdhënësja e rajonit të Prishtinës nga policia e Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për Express se policia ka marrë informacionin rreth orës 09:00, derisa, ekipet e nevojshme kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se persona të panjohur gjatë natës kanë hyrë me forcë brenda zyrës në fjalë nga ku kanë arritur të marrin disa pajisje (1foto aparat, 1llaptop, 1 tv etj.)”, ka njoftuar Ahmeti.

Aktualisht njësitet policore janë duke kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE