Detaje nga rasti i Xhafer Osmanit, që u dogj në Shqipëri

Xhafer Osmani, nga fshati Pestovë i Vushtrrisë, në fund të muajit prill, ishte nisur për një udhëtim në Shqipëri. Por, gjashtë ditë më vonë (më 5 maj), policia shqiptare në Fushë-Krujë kishte gjetur një veturë të djegur brenda së cilës ndodhej edhe një trup i pajetë dhe i djegur, që dyshohet të jetë i 57-vjeçarit nga Vushtrria. Ai dyshohet se fillimisht është torturuar ose është vrarë dhe më pas bashkë me veturë u është vënë zjarri.

Mediat në Shqipëri, atje ku janë gjetur trupi i djegur bashkë me veturën e Xhafer Osmanit, kanë njoftuar se krimi mendohet të ketë lidhje me raportet intime mes viktimës dhe një femre.

Hakmarrja e prishtinases: Alba e akuzon të dashurin e se tradhtoj me Tringën, shoqen më të ngushtë

Një bashkëfshatar i Xhaferit tha se ai nuk ishte i martuar.

Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka qëndruar në shtëpinë e familjes Osmani nga Pestova e Vushtrrisë, por ata kanë refuzuar të tregojnë për momentin e fundit me të dhe arsyen që Xhaferin e kishte çuar të udhëtonte në Shqipëri.

Edhe pse dyshohet se trupi i pajetë është i Xhafer Osmanit, vendimtare do të jenë rezultatet e ADN-së. Në pritje të rezultateve është edhe komplet familja Osmani, ata ende nuk kanë hapur të pame për Xhaferin.

Vdekja dhe rrethanat misterioze në të cilat u gjend Xhafer Osmani vazhdon të jetë e mjegullt edhe për familjen. Madje ata nuk e dinë as kur do të kthehen mbetjet mortore për ta kryer ceremoninë e varrimit.

“Çka dini ju dimë edhe ne, nuk dimë asgjë me të tregu drejt”, tha njëri nga vëllezërit e Xhaferit.

“Na çka po nijmë në media, ma shumë po dinë të huajt se tontë”, shtoi një anëtar tjetër i familjes Osmani.

Ai tha se nuk e kanë hapur ende të pamën deri të marrin rezultatin e ADN-së.

“As karrige s’kemi qit se hala s’po e dimë 100 përqind që është Xhaferi”, thotë vëllai i tij duke refuzuar të rrëfejë më shumë për rastin.

SHPËRNDAJE